Thirrje per aktiviste ne kampanjen e KOMRA
Nëse mendon se është e rëndësishme më në fund të vërtetohen faktet për të gjithë krimet e luftës në ish Jugosllavi familjet e të zhdukurve të mësojnë për fatin e më të dashurve të tyre krimet e tilla të mos përsëriten më Jo-Qeveritare Integra, me seli në Prishtinë fton që të angazhojë studente, aktiviste, apo anëtarë të asociacioneve të profileve të ndryshme në fushatën për mbledhjen e nënshkrimeve për themelimin e KOMRA-s, Komisioni rajonal që duhet të vërtetojë faktet rreth krimeve të luftës, thyerjeve tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në ish Jugosllavi prej vitit 1991 e deri më 2001.
Mijëra të rinj nga rajoni do të jenë bartës të një fushate tejet të madhe e cila njëkohësisht do të ndërmerret në të gjitha vendet e ish Jugosllavisë. Fushata për KOMRA deri më sot ka për të qenë rrjetëzimi më i madh i të rinjve nga rajoni.
Dhjetë vite pas përfundimit të konflikteve të armatosura në ish Jugosllavi:
• në asnjë shtet nuk është finalizuar lista e atyre që u vranë në luftë
• më shumë se 16.000 persona ende konsiderohen si të zhdukur
• me numrat e të vrarëve shpesh manipulohet për qëllime politike
• viktimat janë të margjinalizuara, zërat e tyre rallë dëgjohen në publik
Këto dhe shumë arsye tjera kanë çuar më shumë se 400 shoqata të viktimave, të zhdukurve, të burgosurve, gazetarëve, organizata për të drejtat e njeriut dhe 300 individë dhe mbi 300 OJQ, nga të gjitha kombësitë dhe perkatesite fetare nga ish Jugosllavia, të mbledhur bashkë në Koalicionin për KOMRA, që të avokojnë për krijimin e komisionit të pavarur ndërshtetërorë.
Gjatë muajve maj dhe prill në të gjitha vendet pasuese të ish Jugosllavisë do te mblidhen nënshkrime për themelimin e KOMRA-së. Kjo do të jete nisma e parë e ndërmarrë njëkohësisht në të gjitha shtetet pasuese të ish Jugosllavisë, prej fundit të konfliketeve të armatosura.
Si pjesë më e rëndësishme e fushatës, mbledhësit e nënshkrimeve/aktivistët do të kenë rastin të përfitojnë përvoja të shkëlqyeshme duke punuar në mbledhjen e nënshkrimeve, në konferencat për gazetarë, në ngjarjet publike… Do të kenë rastin që të zhvillojnë aftësi të reja , nëpërmjet punës në grupe dhe paraqitjes publike, të njoftojnë të rinj nga qytete tjera dhe vende tjera të rajonit , dhe të përfitojnë përvojë në organizimin e fushatave të mëdha.
Të gjithë të interesuarit në fushatën për mbledhjen e nënshkrimeve në tërë Kosovën munden të lajmërohen duke dërguar një CV të shkurtë(Curriculum Vitae) apo letër motivuese/interesi deri më 17 Prill 2011 në e-mail adresën ngo.integra@gmail.com. Për informata më të hollësishme mund të kontaktohet në numrin 038 246 717 apo të vizitojnë faqen elektronike www.ngo-integra.org
Mbledhësit e nënshkrimeve/aktivistët do të jenë të obliguar ti grumbullojnë 700 nënshkrime në rajonin e tyre të paracaktuar. Periudha për grumbullimin e nënshkrimeve do të jetë rreth 6 javë, duke filluar nga 26 Prill 2011. Të gjithë aktivistët pas grumbullimit të nënshkrimeve do të paguhen me shumën prej 100 euro.
Aplikuesit e përzgjedhur do ti nënshtrohen nënshkrimit të kontratës me organizatën Integra, kontratë kjo e cila do ti përcaktojë përgjegjësitë e të dyja palëve.
Nënshkrimet e mbledhura do ti dorëzohen të gjithë parlamenteve në rajon, duke ia bashkangjitur edhe Statutin e komisionit.
www.perkomra.org
www.ngo-integra.org
